Qeveria e Giorgia Melonit merr votëbesimin e Senatit Italian

schedule21:39 - 26 Tetor, 2022

schedule 21:39 - 26 Tetor, 2022

Qeveria e Giorgia Melonit ka marrë votëbesimin e Senatit Italian me 115 vota pro, 79 kundër, ndërsa 5 senatorë abstenuan.

Ditën e djeshme edhe qeveria e kryeministrit italian kishte marrë votëbesimin e Kuvendit.

Në ndërhyrjen e sotme në Senat, Georgia Meloni theksoi ndër të tjera se do të thotë të rritet menjëherë kufiri për pagesat me para në dorë, në 10 mijë euro.

Dhe kreu i Forza Italia, Silvio Berlusconi, i cili është anëtar i Senatit, i uroi Melonit “të qeverisë për pesë vitet e ardhshme.” /abcnews.al