E ardhmja e Lionel Messit është ende në listën e temave më të diskutuara në botën e futbollit. Kjo nuk është për t’u habitur, sepse kontrata aktuale e argjentinasit me PSG-në skadon në fund të sezonit.
Manchester City po planifikon të nënshkruajë me Lionel Messin në merkaton e verës, sipas Fichajes. Sipas burimit, Josep Guardiola, trajneri i Qytetarëve, dëshiron shumë ta joshë argjentinasin në stadiumin Etihad.
Në intervistat e tij, Josep Guardiola ka theksuar vazhdimisht se Lionel Messi është lojtari më i mirë që ka trajnuar.
Lionel Messi nuk ka në plan të marrë vendime për të ardhmen e tij para përfundimit të Kupës së Botës. /G.D abcnews.al/