“Nuk shkoj dot ne shtëpi se bërtet gruaja”, monotonia në çift? Nga Shakira tek rastet shqiptare

schedule18:33 - 24 Tetor, 2022

schedule 18:33 - 24 Tetor, 2022

Divorci i Shakirës dhe Piques ishte një nga ngjarjet më të zhurmshme në showbiz, dhe portalet çdo herë aludonin për arsyen e ndarjes. Mirëpo së fundmi vetë Shakira i dha përgjigje përmes këngës së fundit të publikuar “Monotonia”. Pikërisht për monotoninë u diskutua sot në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin. Psikologia Brunilda Laboviti nënvizoi se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar rëndësinë e një psikologu por ende nuk e kuptojnë që problemi në një marrëdhënie mund të vij pikërisht nga ato.

“Ka raste që i dorëzohemi monotonisë dhe vjen më pas ndarja. Mendoj që nga një personazh kaq publik lidhet me historinë personale të shumë fateve njerëzore. Problemi i shqiptarëve është se ata e atakojnë tek tjetri monotoninë, por dashur pa dashur mund të jenë dhe vet ato. Por rastet janë të ndryshme, unë dëgjoj shumë raste kur thonë partnerët (bashkëshortet) ‘nuk shkoj dot në shtëpi se do gjej një bashkëshorte që vetëm bërtet hiqi këpucët, që te dera më pret me këmbë të para’; pra ky është konteksti shqiptar.”

Ndërkohë Laura ka një tjetër qasje për mënyrën se si duhet parë dhe menaxhuar një marrëdhënie. Sipas saj, çdo marrëdhënie dhe individ ka problematika, por kur dëshira është nga ana e të dy palëve, atëherë zgjidhja është e sigurt.

“Duke u dashuruar çdo ditë mund të ketë nja 15 vjet, por që jetojmë bashkë kemi nja 35 vjet. Dhe në fakt ditën e shtunë po diskutonim me Rezarin për punën e çifteve që kur martohen është ajo kurba, periudha e mjaltit dhe pastaj fillon edhe zbret. Unë në fakt jam e mendimit që kur dy njerëz dëshirojnë të kenë një marrëdhënie të shëndetshme, është e pamundur kontraste kaq shumë të mëdha. Shumë pasion, super dashuri dy-tre muajt e parë dhe pastaj papritur ky burri apo kjo gruaja u bënë më të këqinjtë e botës. Jo unë mendoj që kur dy njerëz dëshirojnë të kenë një jetë të shëndetshme mes tyre dinë ta mbajnë marrëdhënien”, tha Laura.

Po monotonia në punë?

Nabjana theksoi se edhe në ambjentin e punës është ekzistente. “Kemi një problem shumë të madh që shumë të rinj janë duke u larguar, dhe ata pak që kanë ngelur duhet t’i mbajmë shumë mirë. Ata pak që kanë mbetur këtu janë shumë të pamotivuar. Kështu që nuk është e thënë të jetë vetëm incentivi financiar se ai duhet të jetë se ai është i domosdoshëm por edhe ambjenti i punës duhet të jetë sa më i këndshmë, duhen futur lojëra, udhëtime.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!