Një 54-vjeçare nga Gjirokastra është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit “Road Guard 45” u bë arrestimi në flagramcë i shtetases Floranda Obzolla, 54 vjeçe, banuese në Finiq.
Në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtuese shtetasen Floranda Obzolla, e cila nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por është larguar me shpejtësi.
Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se shtetasja Floranda Obzolla ishte duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/