“Do të penalizojmë ata që s’e punojnë”, Rama-fermerëve: Toka është edhe publike, nuk mund të lihet djerrë

schedule14:46 - 22 Tetor, 2022

schedule 14:46 - 22 Tetor, 2022

Nga fermerët e Elbasanit, një ditë më parë, tek ato të Fierit, këtë të shtunë. Edi Rama ishte edhe sot në terren, në takime ku veç problematikave që i prekin ata, përmendi dhe protestën e pedagogëve për trajtim më të mirë financiar.

Lexo edhe: “Në fshat po vdesin për bukë”, Rama: Nuk është e vërtetë, synojmë 500 mln euro eksporte

“Atyre u janë rritur pagat më shumë se grupet e tjetra. Kujt i janë rritur më shumë pagat, pedagogëve. Askujt sa i janë rritur atyre, çfarë duan ata, 15 për qind. Dhe kërkojnë prapë”, tha Rama.

Nuk nguroi dhe ti sulmoi pedagogët.

“Ata janë nën drejtimin një shiksi. Dhe të një grushti, grupi turme, që nga foltorja del nëpër deryt e universiteteve në shfaqej sikur brenda apo bëhet nami” , tha kryeministri.

Ndërkohë fermerëve ua prezantoi idenë e tij për të punuar bashkë, që të arrijnë më shumë fitime nga puna e tyre me tokën. U foli dhe mbi një projekt të ri, për të mos pasur asnjë sipërfaqe toke të papunuar.

“I kam kërkuar deputetëve të angazhuar në zonat rurale të ulen me ju për të vënë një norme të re ligjore, që kush nuk e punon tokën nuk mund ta lërë djerrë. E të thotë nuk ia jap kujt. Këtë nuk e lejon asnjë vend. Aq sa është pritave është dhe publike”, u shpreh Rama.

Të nevojshme tha se, janë dhe tregjet e reja, që si fillim janë 5 të projektuara dhe të financuara tashmë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!