Më 14 tetor, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u bën prindër. Çifti shumë i dashur nga publiku, u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Adea.
Dyshja e dhanë lajmin e ëmbël përmes disa postimeve në Instagram, duke treguar emocionet e momentit.
“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten?“,shkroi Eni.
Ndërsa Genci nga ana tjetër zgjodhi këto fjalë për të bijën e sapoardhur në jetë:
“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”.
Ndërkohë, tashmë çifti po shijon çdo moment me të voglën e tyre dhe një prej tyre e ka ndarë edhe Eni pak minuta më parë në Instastory. Kjo ka bërë që të gjithë të bëhen edhe më shumë kurioz për portretin e Adeas./abcnews.al