“Actus for Vjosa” është vepra koreogarfike e cila prej një viti ka bërë bashkë 11 artistë ndërkombëtar nën drejtimin e koreografit Gentian Doda. Pagëzimi nën këtë titull ka lindura nga fuga e Bahut mes Dodës dhe kompozitorit Çezar Aliaj, i cili muzikën klasike e ka ndërthurur me polifoninë shqiptare.
Kjo koreografi modern si element parësor ka natyrën dhe njeriun. Lëvizjet janë frymëzuar nga lumi, ku artistët kanë kryer dy ekspedita në rrjedhën e Vjosës.
Kjo vepër artistike përcjell mesazhe politike.
Koreogarfi thotë se ky projekt nuk u shpall fitues nga Ministria e Kulturës, por për të ka rëndësi që vepra merr jetë dhe ka gjetur mbështetje ndërkombëtare edhe nga “Europa house “
Më herët edhe artistë të tjerë shqiptarë janë bashkuar kauzës për mbrojtjen e Vjosës, si Elina Duni, Vlashent Sata dhe ylli i hollywodit Leonardo di Caprio.
Shfaqja do të jetë 2 netë me datë 24 dhe 25, në skenën e teatrit të operas dhe baletit , për të vijuar me një turne ndërkombëtar.
Në 13 qershor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”./Abcnews.al/