Kalonin klandestinë, gjykata e Elbasanit burg për turkun dhe katër të tjerë

schedule16:07 - 16 Qershor, 2019

schedule 16:07 - 16 Qershor, 2019

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë për tetë personat të cilët u arrestuan tre ditë më pare pasi akuzohen për kalimin e paligjshëm të klandestineve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku drejt vendeve të BE.  Për 5 prej tyre u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, kurse tre të tjerët u lanë në detyrim paraqitje. Në burg u la një shtetas turk dhe katër të tjerë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e klandestinëve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.

Ata paguanin shuma të mëdha Eurosh te organizatori i trafikut./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!