Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Rama pret Jim Belushin në zyrën e tij: Me legjendën për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë

schedule18:45 - 20 Tetor, 2022

schedule 18:45 - 20 Tetor, 2022

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh.

Lajmin për ardhjen e tij më Shqipëri e bëri të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram dje, ku publikoi fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkuar.

Ditën e sotme ai u takua me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili priti aktorin me famë ndërkombëtare dhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”.

Lexo edhe: Jim Belushi në Tiranë, i dhuron Veliajt një bluzë, çfarë shkruhej në të

Ndërsa pak më herët u takua me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij në kryeministri.

Belushi është pritur me entuziazëm nga Rama, dhe kjo duket nga fotot dhe statusi i Ramës në Facebook.

Kryeministri ka publikuar tre foto me aktorin me famë botërore, ndërsa shkruan: “BLUES BROTHERS, Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery.”

Aktori i madh me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!