Rama: Zgjedhjet mund pengohen, por nuk na ndalin

schedule22:30 - 15 Qershor, 2019

schedule 22:30 - 15 Qershor, 2019

Sot Kryeministri Edi Rama vijoi fushatën elektorale në Juglindje të vendit. Kreu i maxhorancës kërkoi votat për kandidatët socialistë në 30 Qershor, për të cilën tha se nuk është vetëm një datë zgjedhjesh, por dita e vendosjes se kufirit me ata që përdorën pushtetin për hesape personale.

Stacionin e parë të juglindjes e pati në Ersekë.

Efekt pritja me duartrokitje dhe muzikë.

Edi Rama u shpreh i kënaqur që Erjoni i tretë, siç e quajti Erjon Isain kandidatin për kryetar bashkie në Kolonjë, është gati të lërë Tiranën dhe të kthehet të punojë në vendlindje.

Për këtë bashki Kryeministri tha se është bërë shumë, dhe premtoi edhe projekte të tjera. Por përsëri e ka një hall.

Për të gjithë ata që lakojnë vitin e mbrapshte të trazirave e ka një përgjigje.

E ndërsa rrugëtonte për mitingun e radhës në Devoll, në dalje të Korçës e prisnin duke protestuar mbështetës të opozitës, me Klevis Balliun, Ervin Salianjin e Endrit Braimllarin në krye.

Efekte protesta në dalje të Korçës.

Në Zemblak, përgjatë aksit Korçë- Devoll, të tjerë protestues kishin dalë në të dy anët e rrugës, duke sulmuar edhe me shishe uji e sende të tjera eskortën e shefit të qeverisë.

Në takimin elektoral në Devoll u dha përgjigje atyre që tentuan t’i pengonin rrugën, dhe shumë të tjerëve si ata

Por nuk harroi edhe 4 njerëzit që siç thotë duan të marrin peng zgjedhjet dhe vendin.

Takimet elektorale të ditës i finalizoi në Korçë. Para qytetarëve në shesh Kryeministri argumentoi sërish pse nuk ka pasur nevojë të blerë vota, sikundër e akuzojnë.

Në bashkinë që drejtohet nga socialistet prej 12 vitesh, Rama premtoi të tjera investime e projekte të rëndësishme. Qytetit, te cilit turizmi i dha frymëmarrje të re, Kryeministri i premtoi një aeroport turistik, një pistë skish, si dhe rindërtimin e stadiumit “Skënderbeu” dhe kompleksit të pishinave./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!