Këngëtari Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij, aktorja Jessica Biel, festojnë sot 10 vjetorin e martesës së tyre.
Çifti i njohur ka zgjedhur ta kujtojë këtë ditë të shënuar përmes disa fotove dhe videove në Instagram, bashkëngjitur me dedikime të ëmbla për njëri-tjetrin.
“10 vite nuk mjaftojnë. Ti çdo ditë më bën një burrë dhe baba më të mirë! Të dua shumë, njeri i bukur”, ka shkruar ndër të tjera Justin.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, edhe aktorja ka zgjedhur disa fjalë tepër të ëmbla.
“Të jem e martuar me ty është aventura e jetës”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Biel dhe Timberlake kanë dy djem së bashku, njëri ka lindur në prill të vitit 2015 dhe një tjetër në korrik të vitit 2020./abcnews.al