Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emocionuese, 40-vjeçarja lind në ambulancë rrugës për në maternitet

schedule18:56 - 19 Tetor, 2022

schedule 18:56 - 19 Tetor, 2022

Një vajzë e shëndetshme ka lindur në një ambulancë të EKAV nga një 40-vjeçare nga Heraklioni i Kretës.

Gruaja mëngjesin e së mërkurës (19 tetor) ka pasur shqetësime dhe ka shkuar në klinikën gjinekologjike të Spitalit Universitar të Heraklionit, por mjekët e kanë larguar.

Por pak pasi ajo u kthye në shtëpi, i plasën ujërat.

Një ambulancë e EKAV me ekipet e shpëtimit dhe mjekun ka shkuar në shtëpinë e saj ku ka marrë gruan shtatzënë për ta dërguar në spital.

Rrugës për në spital, mjeku dhe infermieri kanë parë kokën e foshnjës dhe kanë urdhëruar menjëherë ambulancën të ndalojë dhe të fillojë lindja, shkruan cretapost.

Pas të gjitha protokolleve mjekësore, ka lindur një vajzë e shëndetshme me peshë 3300 gram.

I gjithë procesi i lindjes u dëshmua nga babai shumë i lumtur, i cili po ndiqte ambulancën për në maternitet.

Emocioni ka qenë i madh ndërsa të gjithë kanë shpërthyer në lot sapo kanë dëgjuar të qarën e parë të foshnjës.

Nëna dhe i porsalinduri u dërguan në spital me mjekët dhe infermierët për kontroll./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!