Edicioni i parë i Bienales së Grafikës mirëpret mjeshtrit botërorë në Tiranë

schedule17:12 - 19 Tetor, 2022

schedule 17:12 - 19 Tetor, 2022

Nga Leontina Nika

500 artistë nga 47 vende të botës u bënë bashkë në bienalen e parë të grafikës në Tiranë.

Grafika është në qendër të bienales ndërkombëtare, e cila realizohet për herë të parë në Tiranë. Realizmi i një bienale të tillë ka qenë ëndërr për grafistin Abaz Hado, shtrirja gjeografike dhe pjesëmarrja e gjerë e artistëve ndërkombëtar dhe shqiptar e bën të veçantë edhe konkursin e garën e parë të këtij zhanri arti.

“Meqenëse kam marrë pjesë në bienale të ndryshme në botë , e kam pas ëndërr që të realizoi një bienale të tillë në Shqipëri. Pjesëmarrja e gjerë e artistëve ndërkombëtar dhe 75 shqiptare , ka qenë surpriza më e bukur në këtë edicion të parë.”

Krijimet pjesëmarrëse që prezantohen nën moton” Jeto kohën” sjellin larmi teknikash dhe tematikash, që nga lufta në Ukrainë, pandemia, por pa lënë mënjanë edhe poetizmin e nudove si dhe problematikat sociale e natyrore.

Galeria e Tiranës organizon për herë të parë bienalen ndërkombëtare të grafikës. Në këtë edicion do të ketë 3 çmime dhe shumë vepra do të dhurohen për krijimin e fondit të galerisë si dhe krijimit të muzeut të artit pamor për Tiranën./abcnews.al/