Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet devijim i trafikut

schedule09:11 - 19 Tetor, 2022

schedule 09:11 - 19 Tetor, 2022

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se nis sot rehabilitimi i shtresave asfaltike në aksin rrugor Tiranë–Durrës. ARRSH thotë se rehabilitimi do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.

Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Sipas ARRSH-së, do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500 m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500 m.

Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500 m të tjerë për vijimin e punës.

“Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt”, apelon ARRSH.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!