Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bëhet “e gjallë” Sofia e parë e “Zonë e Lirë”, ka një thirrje për Gent Pjetrin pas deklaratës “bombë”

schedule14:22 - 18 Tetor, 2022

schedule 14:22 - 18 Tetor, 2022

Emri i vërtetë i saj është Romina Alku, por ajo preferon të mbaj ende në rrjetet sociale emrin me të cilin e njoin të gjithë Sofia e “Zonë e Lirë”.

Sophia ishte ndër vajzat e para që punoi si velinë krah Arian Çanit dhe kur u largua nga televizioni bëri një shkëputje të gjatë edhe në rrjetet sociale. Por tashmë ajo është rikthyer dhe numëron më shumë se 17 mijë ndjekës.

Lexo edhe: “Në sfidën një gotë më shumë”, Albana Osmani s’lë gjë pa thënë pas rrëfimit të Doktorit të “Fiksi-t”: Unë e di se…

Ajo ka reaguar së fundmi për intervistën e “Doktorit të Fiksit” e cila bëri mjaft bujë.

Ndryshimi i tij drastik dhe rrëfimi i rrallë për jetën private preku mbarë publikun, por ishte ish kolegia e tij Kozeta Kurti e cila kundërshtoi këtë intervistën duke u shprehur se publiku duhet të kishte ruajtur imazhin e vjetër të Doktorit, Gentjan Pjetrit.

Në këtë postim ka lënbë edhe një koment Romina Alku, pra “Sofia”.

“Respekte  . Doku eshte njeriu me fantastik qe kam njohur dhe artist i madh . Respekte Doku , sherim te shpejte e te rikthehesh sa me pare ne ekran per ti rikthyer buzqeshjen shqiptareve !”, shkruan ajo./albeu.com

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!