Njëra në lot, tjetra e lumtur që po ikën nga Shqipëria! Historitë, pedagogu: Mos thyeni protestën

schedule18:30 - 17 Tetor, 2022

schedule 18:30 - 17 Tetor, 2022

Në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin u diskutua sot mbi problematikat që hasim pasi vendosim të largohemi nga Shqipëria. Nga vetmia, te nostalgjia për Shqipërinë dhe njerëzit që lejmë pas e deri te vështirësitë e përshtatjes, këto janë vetëm disa nga pikat që shkaktojnë problematika e shqetësime mendore e jo vetëm.

Psikologia Enertila Bekteshi e cila prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria, shprehu se këto vështirësi i përjeton sapo përballesh me realitetin e shtetit që ke zgjedhur të studiosh, punosh, pra të emigrosh, dhe vështirësia për t’i tejkaluar sjell në rikthim në atdhe.

“Situata-situatës nuk i ngjan. Të gjithë kanë historitë e tyre. Është e vështirë, gjithsecili ka përballjet e vështirësisë. Që kur aplikon për një kartë banke, has vështirësi. Përshtatet me kërkesat e vendit, që nga autobusat. Një mori gjërash që të pengojnë për tu përshtatur. Është e pashmangshme dhe të nervozon. E mendon edhe kthimin pavarësisht joshjes nga vendi i jashtëm.”

“Në tërësi, kur shkojmë atje, nuk dinë se çfarë gjejnë. Është një ëndërr e madhe por nuk është realiteti ai që përflitet me gojë.” – shprehu pedagogia Jola Hysaj, e cila ndër të tjera theksoi se rinia kërkon të largohet pasi nuk ka meritokraci dhe është monopolizuar tregu.

Mungesën e meritokracisë e ka ndjerë edhe Erina Seitllari, një ndër vokalet më të reja të rock në Shqipëri, e cila momentalisht është e kontraktuar nga një kompani e huaj dhe është pjesë e një bande muzikore që operojnë në Evropë.

“Nuk përkoj shumë me vendin këtu, dhe nuk kam gjetur hapësirat e duhura për të bërë atë që kam dashur në këtë lloj vendi. Mezi po e pres të largohem përfundimisht. Pas marsit, me turin në Skandinavi, do vendosem përfundimisht në Itali.” – shprehu Erina.

Një tjetër i ftuar në studio, pedagogu Erison Karamani, zëri i së cilit është ndjerë edhe në protestat aktuale të pedagogëve, shprehu se të rinjtë janë të demotivuar, sidomos kur shohin që të drejtat u mohon edhe pedagogëve.

“Pse duhet unë të vazhdoj studimet? Pse jo zgjedhjet e tjera? Ata rrezikojnë jetën që e bëjnë atë punë.” – shprehu Karamani. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!