Maurizio Sarri është një trajner i shkollës së vjetër. Ai ka folur për epokën e re të futbollit, duke thënë se tashmë është kthyer në biznes. Njëkohësisht ka folur edhe për sportin e çiklizmit, të cilin e adhuron.
“Futbolli duhet të shpëtohet nga vetvetja dhe nga institucionet e veta. Po ecim në një rrugë ku është e pamundur të luash bukur. Të duhet të luajnë 60 deri në 70 ndeshje në vit i bën lojtarët të praktikojnë më pak dhe të prodhojnë një lojë më pak spektakolare. Jemi në një epokë ku sporti është kthyer në një biznes, ku pamja ka më shumë rëndësi. Kjo është qesharake.
Paratë e fituara në futboll janë po aq të pamoralshme sa bota sot. Nëse një aktor merr 30 milionë dollarë për një film është joetike, por fitimet që vijnë e justifikojnë. Mendoj se është e padrejtë, por është pjesë e botës së sotme”, tha fillimisht ai.
Më pas ai u pyet për faktin se i pëlqen veçanërisht çiklizmi: “Nëse preferoj Champions League apo Paris-Roubaix? Gjithë jetën e kam dashur çiklizmin, i cili është një sport i vërtetë. Kam shumë respekt për ata që merren me këtë sport. Duke e parë atë më jep kënaqësi të madhe”. /G.D abcnews.al/