Milani ka mundur të marrë një trepikësh të artë mbrëmjen e së dielës përballë Veronës, duke ndjekur të njëjtin ritëm me kryesuesit e Napolit dhe Atalantas.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën nëntë të takimit, pas një autogoli të Velosos.
Por 10 minuta më pas do të barazonte shifrat për vendasit Gunter.
Me rezultatin 1-1 do të mbyllej pjesa e parë e takimit. Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë pati një ritëm të lartë ndeshjeje nga të dyja skuadrat në fushë, por do të duhej minuta e 82-të e takimit që të shënohej goli i fitores nga ana e kuq e zinjve.
Me anë të një kundërsulmi, Tonali i gjendur vetëm për vetëm me portierin kundërshtar nuk e pati të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës.
Pas kësaj fitoreje Milani renditet në vendin e tretë të klasifikimit me 3 pikë më pak se Napoli kryesues.