Drake dhe The Weeknd kanë vendosur të bojkotojnë sërish çmimet Grammy. Ky është viti i dytë radhazi që dy artistët kanadezë kanë vendosur të sfidojnë organizatën 65-vjeçare. Të dy artistët kanë shprehur kritikat e tyre për praktikat që ka ndjekur Akademia e Regjistrimit në të kaluarën.
Vitin e kaluar, The Weeknd e cilësoi eventin si të korruptuar, pasi albumi i tij “After Hours”, jashtëzakonisht i suksesshëm, nuk u përfshi në listën e nominimeve 2021. “Grammy-t mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës së industrisë”, shkroi ai.
Por më vonë mori vendimin që ta bojkotonte eventin e famshëm përgjithmonë. “Për shkak të ‘komiteteve të fshehura’, unë nuk do të lejoj më që labeli im ta paraqesë muzikën time tek Grammy”, tha ai për “New York Times”. /abcnews.al