“I dërgonte tim biri foto varri”, vrasja e Martin Çeços, flet babai: Mblesët kërkuan 250 mijë lekë për ta bërë Tinën nuse

schedule14:48 - 15 Tetor, 2022

schedule 14:48 - 15 Tetor, 2022

Një ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit, e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, babai i viktimës ka zbardhur detaje të reja nga nata kur ndodhi vrasja.

Nevzat Çeço tregoi se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin. Vajza e kishte refuzuar edhe pasi Martini Çeço përmes një mblesi të cilin babai e identifikon me emrin Xhoni i ka paguar 2.5 milion lekë të vjetra për ti mbushur mendjen Tina Pajollarit që të martohej me të.

Natën kur ndodhi ngjarja rrëfen babai Tina Pajollari e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që Martini të mos e shqetësonte në telefon me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre.

Tina Pajollari më pas i tha Martinit që do e telefononte të nesërmen në orën 10 në mëngjes. Pas përfundimit të bisedës me Tina Pajollarin, Martinin e ka telefonuar një person të cilin as babai as Martini nuk e njihnin.

Lexo edhe: Detaje tronditëse nga vrasja e Martin Çeços, Tina “molla e sherrit” prezente në momentin e krimit

Telefonuesi e ka kërcënuar Martinin duke i thënë që do t’i këpus buzët. Në gjendje të rënduar psikologjikë Martini i tha të atit që jeta ime mbaron këtu. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia më shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë.

Babai e ka kërkuar gjithë natën duke pasur frikë se mos Martini kishte varur vetën më pas ai ka kërkuar edhe tek rezervuari i fshatit duke e kërkuar edhe brenda në rezervuar por nuk ka parë asgjë të dyshimtë.

Lexo edhe:  Shtohet misteri, publikohen për herë të parë SMS-të e Martin Çeços me Tina Pajollarin: Jam ai djali që…

/abcnews.al/