Ardian Mema do të jetë trajneri i Tiranës edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmi u konfirmua nga klubi bardheblu në faqen zyrtare në “Facebook”.
Lajmi u konfirmuar nga vetë skuadra kryeqytetase që njoftoi se teknikut do t’i besohet roli i trajnerit për sezonin e ardhshëm si dhe do të nisë puna për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri.
“Ardian Mema rikonfirmohet në krye të skuadrës. Një vit kontrate me opsionin për të vijuar sërish ne drejtimin bardheblu. Klubi ka nisur punën për të bërë gati skuadrën e sezonit të ri dhe i pari është rikonfirmuar trajneri. Mema prej muajit Tetor ka marrë drejtimin e Tiranës dhe tani e nis nga e para sërish me skuadrën e sezonit 2019-2020”, thuhet në njoftimin e skuadrë së Tiranës.