“Pamja nuk është gjithçka”, Capital T: Më kanë tradhtuar

schedule12:05 - 15 Tetor, 2022

schedule 12:05 - 15 Tetor, 2022

Reperi i njohur, Capital T ka folur për tradhtinë, duke deklaruar se nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë, por e kanë tradhtuar.

“Nuk jam tip që tradhtoj. Kam tradhtuar, por jo në sensin e marrëdhënieve seksuale. Kam tradhtuar në sensin e një filtrimi, dhe bisede, por prapë e quaj tradhti. Por jam tradhtuar. Absolutisht që po. Por ka qenë ndoshta nderi më i madh që më ka bërë”, tha ai në “Zë me Mirën”.

Më tej, lidhur me personin për të cilin është tradhtuar, Capital ka deklaruar se ka qenë më i keq se ai, por që i ka bërë të kuptoj shumë gjëra.

“Fatkeqësisht ka qenë katastrofik më i keq se unë, edhe pse nuk mund t’i gjykoj njerëzit e të flas për veten, por vërtet ai ka qenë shumë i keq. Por ajo më ka bërë më mirë, dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra”, ka shtuar reperi.

Sakaq, Capo ka thënë se ka kuptuar që pamja nuk është gjithçka, por mund të jetë person më i mirë.

“Kam qenë shumë i ri. Por kam hyrë në analiza për shembull, që si kisha menduar në atë moshë, që pamja nuk është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër. Mund të jetë person më i mirë, mund të jetë më i komunikueshëm, mund të dijë të flasë më mirë, mund të dijë t’i shpjegojë, ose të trajtojë gjërat më mirë”, u shpreh ai./abcnews.al