Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të protestuar kundër aneksimit të katër rajoneve nga Rusia, sipas skynews.
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi zyrtarisht ligjet që aneksojnë Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson më 5 tetor pas referendumeve të paligjshme.
Referendumet janë dënuar gjerësisht si “të paligjshme” nga Perëndimi.
Së bashku me Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, Presidenti Putin tani prentendon se më shumë se 22% e territorit ukrainas është në kontrollin e rusëve.
/abcnews.al