Dy kërcënimet që “fsheh” smartfoni për lëkurën tonë

schedule13:30 - 14 Tetor, 2022

schedule 13:30 - 14 Tetor, 2022

Është e vërtetë që tashmë smartfoni është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë dhe nuk mund ta imagjinojmë që mund të kalojë një ditë pa të. Megjithatë, nuk ka një efekt të mirë në lëkurën tonë. Kjo pasi mund të shkaktojë puçrra dhe në afatgjatë shkakton plakje të parakohshme.

Kërcënimi 1: Skuqje, akne, kruajtje.

Shkaktari nuk është tjetër veçse bakteret që gjenden në sipërfaqen e saj, të cilat i prekim në fytyrë disa herë në ditë. Në kombinim me make-up dhe djersën, efekti mund të përkeqësohet. Në fakt, në disa studime shkencore kanë treguar se telefonat celularë janë burime më të mëdha të ndotjes sesa një tualet publik.
Prandaj duhet të dezinfektojmë shumë shpesh sipërfaqen e celularit me peceta antibakteriale.

Kërcënimi 2: Plakja dixhitale

Ekrani i smartfonit lëshon rrezatim me energji të lartë (HEV) ose dritë blu. Ekspozimi ynë i gjatë dhe i përditshëm ndaj këtij lloji rrezatimi shkakton një fenomen që ekspertët e quajnë ndotje me dritë blu. Dhe është një nga shkaqet kryesore të plakjes së parakohshme. Ashtu si rrezet e diellit, drita blu shkakton degjenerim në ADN-në e qelizave, duke ndikuar në strukturën e tyre si dhe funksionet e rinovimit të lëkurës.

Prandaj duhet të aplikojmë një përbërje të gjerë mbrojtëse kundër diellit çdo ditë edhe kur punojmë nga shtëpia. Gjithashtu duhet të rregullojmë ndriçimin e ekranit të tij që të mos na lodhen sytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!