Presidenti i Chelsea kërkon qëndrimin e Sarrit

schedule21:58 - 13 Qershor, 2019

schedule 21:58 - 13 Qershor, 2019

Trajneri i skuadrës së Chelseat, Mauricio Sarri ka një akord për kalimin tek Juventus por presidenti i bluve të Londrës Roman Abramoviç kërkon qëndrimin e italianit.

Fillimisht ishte Pep Guardiola objektivi primar i drejtuesve të skuadrës së Juventusit për të zëvendësuar Masimiliano Allegrin por pas refuzimit të spanjollit, Mauricio Sari shihet si favorit për stolin bardh e zi. Prezantimi i teknikut të Chelseat konsiderohej si çështje kohe por tashmë historia ka marrë një tjetër udhë duke komplikuar zbarkimin e 60 vjeçarit në Torino.

Mediat angleze raportojnë se Presidenti i skuadrës së Chelseat Roman Abramoviç ka ndërruar mendje dhe kërkon që Sari të vijojë të drejtojë skuadrën londineze edhe për sezonin e radhës.

Nën drejtimin e ish trajnerit të Napolit, Chelsea e përfundoi kampionatin në vendin e tretë si dhe fitoi  Evropa Leaguen. Sari është ende nën kontratë me Chelsean dhe klauzola e italianit është 5.5 mln euro që duhet të paguhen nga klubi i Juventusit në mënyrë që anglezët të lenë të lirë trajnerin.

Faza përgatitore po afron dhe nëe kampin juventin  nuk ka shumë kohë në dispozicion dhe trajneri duhet të prezantohet sa më parë të jetë e mundur për të nisur projektin për sezonin e ardhshëm./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!