Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të dashura të skenës. Ndonëse, vitet shkojnë, ajo mbetet shumë aktive në skenë.
Së fundmi, Manjola është njëherazi edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here foto dhe video të ndryshme.
Pak minuta më parë, ajo ka publikuar në Instagram një foto të realizuar në muajin shtator, të cilën e ka shoqëruar me një shkrim shumë të ndjerë. Ndër të tjera, Manjola ka thënë se frymëzohet nga ata njerëz që kanë arsye që e frymëzojnë dhe do të jetë inspirim për dy vajzat e saj.
Sipas këngëtares, të gjithë kemi sëmundje, shqetësime, lodhe dhe zhgënjime, por në rrjetet sociale ajo zgjedh të buzëqesh.
Postimi i plotë:
Une kam nje qellim ne jeten time! Duke i qene mirenjohese ZOTIT?? qe ekzistoj, te punoj per te bere deri sa te kem jete- Versionin Me Te Mire te Vetes ?, Se pari ne permbajtje e pastaj ne forme!
Jam e lumtur qe kam dy sy qe nuk me dhembin kurre nese shoh njerez te tjere te realizuar e te bukur!! Perkundrazi kam admirim!
Kam nje mendje qe deri me sot kuuurre se kam perdorur per te demtuar askend ( pavaresisht inatit e merzise se njerez jemi) por vetem per te bere dicka te mire me shume per veten, familjen, po dhe per kedo qe ka pasur nevoje per ndihmen time!
Kam bindjen dhe nga cfare lexoj, qe ne jemi grimca energjie! Ate qe jep do marresh….Nese do shohesh poshte ( ne sensin e energjise se keqe) do te te merren mendte e te keputet qafa?
Frymezohem nga ato njerez qe kane arsye te me frymezojne dhe dua qe une te jem inspirim, vetem per dy qeniet me te shenjta ne jeten time @megitona @sindi.tona ??me ate cfare ato kane pare e jetuar prej meje cdo dite te jetes! Te gjithe kemi semundje, shqetesime, lodhje, zhgenjime po ne rrjetet sociale une kam zgjedhur vetem te qesh!
Shtator 2022/abcnews.al
View this post on Instagram