Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, reagon gjithmonë kur bëhet fjalë për çështje të cilat prekin vendin e origjinës së saj.
Së fundmi, ajo ka ripostuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama, në Asamblenë e Këshillit Europian për rrëzimin e rezolutës së Dick Martyt, i cili e ka quajtur “fake news”, për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë.
Dua ka mbështetur fjalimin e Ramës dhe ka kërkuar librealizimin e vizave, duke shkruar përmbi video: “Më lër të lirë, liberalizimi i vizave”.
Kujtojmë që këtë verë që lam pas, Dua Lipa zgjodhi t’i kalonte pushimet në Shqipëri, duke promovuar vendin tonë në të gjithë botën./abcnews.al