Mazhoranca dhe opozita në parlament kanë votuar pro rezolutës së Partisë Socialiste ku ishin paraqitur argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit ishte antikushtetues. Rezoluta mori 100 vota pro dhe 7 kundër dhe 2 abstenim pas 5 orëve mocion debati në Kuvendin e Shqipërisë.
Në mbyllje, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se seanca e radhës do të mbahet ditën e hënën në orën 10:00 ku do të diskutohen pikat e rendit të ditës parashikuar për seancën e sotme./ABC News Albania 24/7

