“Big Brother VIP Kosova” pritet të fillojë shumë shpejt. Ndërkohë, moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka zbuluar përmes një postimi në Instastory se banorët e parë janë ngujuar në shtëpi.
Ajo shfaqet krah drejtorit të përgjithshëm, Adriatik Kelmendi, moderatorit Alaudin Hamiti dhe pjesë nga stafi drejtues i Klan Kosova që po punon për këtë projekt.
Kujtojmë që deri tani është zbuluar se moderatorë të spektaklit do jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti ndërsa opinionist Olti Curri./abcnews.al