Kujtim Lili, 52 vjeç humbi jetën ditën e djeshme gjatë një aksidenti në vendin e punës.
Ngjarja ndodhi në minierën e Bulqizës.
Ditën e sotme policia bën me dije se ka arrestuar Flamur Halilin, 50 vjeç dhe Bekim Tançin, 44 vjeç me detyrë drejtues teknik i minierës dhe brigadier.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës, ku si pasojë në galerinë nr.16, u aksidentua me pasojë vdekjen shtetasi K. L., 52 vjeç, që mbante detyrën e zjarrmëtarit”, bën me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/