Sulmet në Ukrainë, shkon në 19 numri i të vdekurve, mbi 100 të plagosur

schedule08:23 - 11 Tetor, 2022

schedule 08:23 - 11 Tetor, 2022

Raketat ruse që goditën të hënën qytetet ukrainase vranë të paktën 19  persona dhe plagosën rreth 105 të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase, shkruan skynews.

Presidenti ukrainas e quajti sulmin “një akt të hapur terrorizmi” kundër civilëve.

Ndërkohë ditën e sotme janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, sipas Paul Adams i BBC-së, teksa ukrainasit u zgjuan pas sulmeve të djeshme në qytete në të gjithë vendin.

Sulme të tjera u raportuan në Zaporizhizhia gjatë natës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!