Miliarderi Yuri Milner heq dorë nga shtetësia ruse

schedule08:17 - 11 Tetor, 2022

schedule 08:17 - 11 Tetor, 2022

Miliarderi izraelito-rus Yuri Milner tha të hënën se ka hequr dorë nga shtetësia e tij ruse pasi u largua nga vendi në vitin 2014, sipas The Guardian.

Milner është themeluesi i firmës së investimeve në internet DST Global dhe rriti pasurinë e tij duke investuar në kompanitë kineze të teknologjisë si platformat e tregtisë elektronike Alibaba dhe JD.com.

“Unë dhe familja ime u larguam përgjithmonë nga Rusia në vitin 2014, pas aneksimit rus të Krimesë”, tha Milner në një postim në Twitter. “Dhe këtë verë, ne përfunduam zyrtarisht procesin e heqjes dorë nga shtetësia ruse.”

Milner ka qenë shtetas izraelit që nga viti 1999 dhe nuk e ka vizituar Rusinë që nga viti 2014.

Milner gjithashtu nuk ka asete në Rusi, 97% e pasurisë së tij personale është krijuar jashtë vendit dhe “Yuri nuk e ka takuar kurrë Vladimir Putinin, qoftë individualisht apo në grup.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!