Kjo vogëlushe është bërë një sensacion në TikTok për shkak të flokëve të saj

schedule14:16 - 10 Tetor, 2022

schedule 14:16 - 10 Tetor, 2022

Një nënë dhe foshnja e saj janë bërë virale në TikTok pasi flokët i “fluturojnë” në çdo drejtim. Aliyah Lewis, nga Barry Island, Uells, solli në jetë vajzën e saj, Arla 10 javë më parë. Por ajo u habit kur pas banjës së parë të Arlës, flokët vazhduan t’i rrinin flokët përpjetë gjatë gjithë kohës.

Arla e vogël tani ka 22,000 fansa në internet, por shumë ndjekës kanë vënë në dyshim nëse ajo ka sindromën e flokëve të elektrizuar apo një alergji ndaj proteinave të qumështit. “Thjesht nuk qëndrojnë të shtrira fare. Unë kam provuar ta laj dhe asgjë nuk ndodh”, tha nëna e re.

“Mund t’i vendos një kapele dhe kur e heq pas disa minutash do të ngrihen sërish.”, shtoi ajo duke shpjeguar më tej se shumë njerëz i ndalojnë me kuriozitet në rrugë pasi flokët e foshnjës konsiderohen të çuditshme. “Të gjithë në familje mendojnë se është çmenduri”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!