“Studentët janë injoruar”, Xhixho-Kushit: Shpjego arsyet pse i keni përjashtuar nga paketa e Rezistencës Sociale

schedule09:39 - 10 Tetor, 2022

schedule 09:39 - 10 Tetor, 2022

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka akuzuar qeverinë se ka injoruar studentët duke mos i përfshirë në paketën e Rezistencës Sociale.

Sipas Xhixhos, kërkesa e tyre për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj është injoruar.

Deputetja bën me dije se i ka kërkuar ministres së Arsimit, Evis Kushi të shpjegojë arsyet e këtij vendimi, i cili lë studentët pa asnjë mbështetje.

Ajo thekson se plotësimi i kërkesave të studentëve do t’i kushtonte qeverisë pak më shumë gjysmë km rrugë me koncesion.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos

Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për përjashtimin e studentëve nga paketa e Rezistencës Sociale !

Studentët janë injoruar nga qeveria, duke mos u përfshirë në paketën e Rezistencës Sociale.

Kërkesës së tyre të drejtë për një mbështetje financiare me 100 euro në muaj, nëpërmjet një peticioni online që mban 6 mijë firma drejtuar institucioneve përgjegjëse, kjo qeveri i është përgjigjur me injorim dhe asnjë vendimarrje.

Kriza e çmimeve, e cila ka dëmtuar ekonomitë e pjesës më të madhe të familjeve shqiptare, rëndon dukshëm te studentët, të cilëve kostoja e jetesës u është rritur, duke nisur me qiratë e banesave, karburantin, çmimet e ushqimeve të shportës, transportin etj.

Ata kërkojnë të trajtohen njësoj si studentët e Kosovës, të cilët u përfshinë në kategoritë e mbështetura financiarisht nga qeveria.

Mjerisht, qeveria Rama nuk bën dot sa qeveria Kurti, me një buxhet më të vogël se të Shqipërisë.

Ndaj, si deputete e Kuvendit, i kam kërkuar ministres së Arsimit të shpjegojë arsyet e këtij përjashtimi, me zero mbështetje për studentët e vendit.

Plotësimi i kërkesave të studentëve do t’i kushtonte qeverisë pak më shumë gjysmë km rrugë me koncesion.

Ndaj në vend që të shpërblejë klientët, kjo qeveri të mbështesë studentët që sa vijnë e pakësohen në universitetet e vendit!

Nuk mund të ndërtosh të ardhme nëse nuk mbështet arsimin, mësimdhënësit , studentët

#arsim #student #pedagog

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!