60 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar në aeroportin e Rinasit. Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda u bëri thirrje qytetarëve të mos kërkojnë azil pasi kjo mund t’i penalizojë në të ardhmen.
60 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë janë riatdhesuar në vendin tonë. Të kthyerit u shoqërua me polici në aeroportin e Rinasit. Sipas zv/ministres së Brendshme Rovena Voda shanset për azil në vendet e Bashkimit Evropian janë zero.
“Është një rrugë jo e drejtë dhe nuk i çon asgjëkundi, penalizohen dhe nuk lejohen të udhëtojnë në shtetet e zonës Shengen. Operacioni i Francës do të vazhdojë. Ndaj ju lutem qytetarëve shqiptarë, është e drejta e tyre të migrojnë, por të zgjedhin rrugën e migrimit të sigurtë”, tha zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është krijuar një strukturë e veçantë për identifikimin e Shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE./ABC News Albania 24/7

