Kishin mbetur edhe dhjetë minuta në ndeshjen mes Milan-it dhe Juves, me bardhezinjtë në disavantazh të dy golave. Allegri provon gjithçka dhe vendos të fusë Kean në vend të Vlahovic në përpjekje për t’i dhënë forcë të re sulmit.
Një zgjedhje e paqartë duke qenë se trajneri fillimisht kishte menduar të zëvendësonte Milik dhe vetëm në momentin e fundit kishte zgjedhur serbin.
Numri 9 i Juventus-it, dukshëm i mërzitur nga ndryshimi, nuk e mori aspak mirë dhe hodhi një shishe në tokë me të gjithë forcën.
Shenjë e qartë e keqardhjes, ndoshta e shkaktuar nga performanca e tij jo shumë e mirë sesa nga zgjedhja teknike e bërë nga Allegri.
Vetë trajneri vrapoi për ta përqafuar, duke i pëshpëritur në vesh për të qëndruar i qetë. Një përkëdhelje pas shpine në përpjekje për të qetësuar zemërimin e sulmuesit të krijuar nga zhgënjimi. /f.a/abcnews.al