Dashi
Gjatë kësaj dite do kërkoni gjithë kohës harmoninë dhe nuk do keni kontradikta me ata që ju rrethojnë. Jupiteri do jetë planeti më influencues për ju të dashuruarit. Në përgjithësi ndikimi do jetë pozitiv, përveç disa mospërputhje mendimesh që mund të sjellin ndonjë debat të vogël. Nëse jeni beqarë do nisni një histori, e cila do të evoluojë hap pas hapi. Përgatituni shpirtërisht për ndryshime. Kushtet e punës do jenë goxha të mira megjithatë mirë është të mos nxitoheni që mos bëni gabime të mëdha. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme që kërkojnë edhe goxha buxhet.
Demi
Hëna do bashkëpunojë me Plutonin gjatë kësaj dite dhe do ua largojnë të gjitha kujtimet e dhimbshme. Ju të dashuruarit do jeni shumë të përkujdesur dhe lozonjarë me partnerin tuaj prandaj marrëdhënia me të do bëhet akoma më e bukur nga më parë. Ju beqarët ka rrezik të zhgënjehen tej mase nëse hidhni hapa të nxituara. Personat që do ju afrohen në të vërtetë nuk do jeni aspak ashtu si duken. Në punë do jeni edhe më të përgjegjshëm dhe do i kuptoni më mirë vlerat që keni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të pakujdesshëm mund të keni edhe tronditje.
Binjakët
Hëna dhe Marsi do dinë si t’iu mbajnë me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe nuk do ju vënë përballë sfidave të vështira. Nëse keni një lidhje do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do ndiheni gati për të hedhur edhe hapa më të rëndësishme me të. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat dhe do e gjeni shpirtin tuaj binjak me të cilin do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Në punë do ndiqni strategji strikte për të arritur atje ku dëshironi dhe çdo gjë do ju realizohet sipas planeve të bëra. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por me pak më shumë maturi dhe përkujdes do arrini atje ku keni dashur.
Gaforrja
Venusin do e keni në krah gjatë gjithë kësaj dite dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Ju të dashuruarit do bëni çdo gjë për partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do ketë vetëm përmirësime. Edhe nëse keni pasur disa mosmarrëveshje do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do bëni të pamundurën për t’u afruar me dikë që pëlqeni, madje për këtë mund të rrezikoni edhe një miqësi të vjetër. Në punë mos u nxitoni për asgjë nëse nuk doni të përballeni me probleme. Merrini gjërat shtruar dhe do dilni më të fituar. Me shpenzimet do jeni tej mase të kujdesshëm e të matur kështu që situata do mbetet e kënaqshme.
Luani
Ka shumë mundësi që të gjitha ëndrrat t’iu plotësohen gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me dialog, bashkëpunim dhe fjalë të ngrohta. Nuk ekziston asnjë rrezik për tension apo mosmarrëveshje kështu që mund të jeni të qetë. Ju beqarët do fiksoheni keq pas një personi dhe ka mundësi të filloni një lidhje pasionante me të. Në punë do i shprehni edhe më mirë idetë që keni në kokë dhe pak e nga pak do i arrini objektivat që i keni vënë vetes. Buxhetin duhet t’ua besoni sa më parë disa specialistëve sepse vetë nuk do mund të ruani një gjendje të qëndrueshme.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite mund të jeni disi të shpërqendruar, do ju mungojë organizimi dhe stresi do ju pushtojë shpesh. Për ju të dashuruarit e sotmja ka për të qenë e mbushur edhe me momente tensioni dhe konfliktesh, por edhe me çaste pasioni. Do përjetoni emocione vërtet të forta. Nëse jeni beqarë më mirë të qëndroni edhe pak kohë vetëm, pasi yjet nuk do iu favorizojnë aspak takimet serioze. Në punë dëgjojini ato që kanë për t’iu thënë kolegët, por më pas merrini vetë vendimet përfundimtare. Me financat do jeni shumë të logjikshëm dhe përpara çdo investimi do i bëni me kujdes llogaritë.
Peshorja
Me dëshirë dhe vullnet sot mund të gjeni ekuilibrin dhe harmoninë e brendshme dhe të jashtme. Nëse keni një lidhje mundohuni ta mbani sa më pranë partnerin tuaj pasi dikush tjetër ka kohë që pret gabimin tuaj më të vogël. Ai mund të përfitojë për t’ua marrë atë. Nëse jeni beqarë do ëndërroni shumë, do joshni pafund dhe në fund do arrini ta bëni për vete atë që doni. Në punë duhet të jeni sa më të ndershëm dhe të ndërmerrni iniciativa. Mundësitë për përparim janë të shumta. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe për fatin tuaj të mirë gjendja do mbetet gjithë kohës e qëndrueshme.
Akrepi
Yjet do iu japin mundësinë të jeni më të çliruar sot dhe të mos keni frikë të guxoni. Nëse keni një lidhje dhe deri më tani e keni lënë disi pas dore partnerin tuaj, sot duhet të ndryshoni sjellje me të në mënyrë që të mos e humbni. Ndjenjat shprehjani sa më tepër dhe mos ngurroni të përgatisni edhe surpriza. Ju beqarët do jeni gati të bëni edhe sakrifica ekstreme që ta bëni për vete atë që pëlqeni. Në punë do lodheni më shumë nga zakonisht sepse do përmbyllni disa detyra të rëndësishme. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë po u treguat më vigjilentë gjendja ka për të qenë edhe më e mirë.
Shigjetari
Sot nuk do keni as kohë të mërziteni pasi yjet do ua bëjnë çdo moment interesant. Sytë do i keni gjithë kohës të buzëqeshur dhe ata do shprehin shumë. Nëse jeni në një lidhje, asnjë planet nuk do merret me jetën tuaj sentimentale. Mundohuni të tregoheni më tolerantë dhe më të hapur me njëri- tjetrin që gjerat të shkojnë mirë. Ju beqarët do jeni sharmantë gjatë gjithë ditës, megjithatë nuk do takoni atë që keni ëndërruar prej kohesh. Në punë vërtet do jeni me fat, por mos prisni që gjithçka t’iu realizohet pa u munduar fare. bëni pak përpjekje dhe kërkoni mbështetje nga kolegët. Në planin financiar do jetë një ditë mjaft pozitive. Plutoni do iu nxite ta menaxhoni me kujdes buxhetin.
Bricjapi
Herë do jeni optimistë e herë pesimistë gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit pritet që e sotmja të jetë normale. Do keni edhe ndonjë debat të vogël me partnerin, por nuk do mungojnë as momentet e këndshme. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm sepse asgjë nuk është ashtu si duket në pamje të parë. Në punë shefat do ju kërkojnë në takim dhe do ju thonë disa gjëra të rëndësishme. Përgatituni shpirtërisht sepse do ketë disa të reja. Në planin financiar do ecni me strategji dhe gjendja për fatin e mirë do jetë goxha e stabilizuar.
Ujori
Bëni atë që do ndieni sot dhe mos u vini aspak nën presion. Keni për ta parë sa të qetë do ndiheni. Ju të dashuruarit, falë vizitës që do iu bëjë Venusi, nuk do ndiheni aspak të trishtuar. Në program do jetë harmonia, sensualiteti dhe çastet romantike. Nëse jeni beqarë nuk do keni asgjë më tepër sesa disa flirte pa ndonjë rëndësi të madhe. Në punë do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Do e bëni çdo gjë me ngadalë dhe pa u nxituar. Kjo do ju favorizojë. Në planin financiar nuk do keni vështirësi të mëdha, megjithatë sërish duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë që të mbroni edhe të ardhmen.
Peshqit
Planetët nuk do ju bëjnë të dëshpëroheni gjatë kësaj dite, përkundrazi ato do ju bëjnë më kurajozë. Për ju të dashuruarit Mërkuri do ndikojë pozitivisht në jetën sentimentale dhe do kaloni një ditë shumë të qetë. Me partnerin nuk do debatoni për asgjë. Ju beqarët do jeni më realistë dhe nuk do hidhni asnjë hap të gabuar. Jeta juaj do jetë fiks ashtu si e kishit ëndërruar gjithmonë. Në punë do keni plot ide interesante dhe do ecni para me ritme më të shpejta. Do jeni mjaft profesionistë. Financat do dini si t’i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll kështu që nuk keni për të pasur tronditje./Abcnews.al/