Një figurë mjaft e vërtetë për Erling. Gazetari i BT Sport, Sam Homewood, shkroi një postim në Twitter që u bë menjëherë viral. Këtu është ai:
“Nëse Ronaldo nuk shënon më kurrë dhe Haaland arrin në 38, atij do t’i duhet të shënojë 43 gola në një sezon gjatë 16 viteve të ardhshme për të barazuar Cristianom”, shkruan abcnews.al.
Brenda 4 orësh, postimi i Homewood mori më shumë se 35,000 pëlqime.
Sa i përket Haaland-it, duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën shënon norvegjezi, ritmi i 43 golave në një sezon duket i mundur. /G.D abcnews.al/