Milan dhe Chelsea kanë nisur një tjetër duel mes tyre përveç atyre në Champions League. Këtë herë të dy skuadrat do të luftojnë për shërbimet e mbrojtësit francez të Leipzig.
Mohamed Simakan është ylli i ri që ka filluar të shkëlqejë në Bundeslig, teksa duket se Simakan nuk do të qëndrojë gjatë te Leipzig, pasi ai tanimë është bërë objektiv i dy klubeve të mëdha evropiane si Milan dhe Chelsea.
22-vjeçari ka shkëlqyer në vitet e fundit dhe shihet si një investim shumë i mirë për të ardhmen nga Chelsea dhe Milan.
“Calciomercato” ka raportuar se dy klubet e mëdha evropiane e kanë ndjekur në disa ndeshje nga afër lojtarin dhe mendojnë të dalin me oferta qysh në afatin kalimtar të janarit.
Leipzig kishte investuar 15 milionë euro në verën e vitit 2021 për francezin dhe për ta lënë të lirë tani kërkon rreth 40 milionë.
Lojtari dëshiron të bëj një hap të madh në karrierën e tij dhe mezi pret ofertën zyrtare për të zgjedhur mes Milanit dhe Chelseat. /f.a/abcnews.al