Ronaldo e fton Messin në Cruzeiro-n e tij

schedule22:33 - 7 Tetor, 2022

schedule 22:33 - 7 Tetor, 2022

Supersulmuesi brazilian Ronaldo së fundmi u bë pronar i klubit të tij të lindjes Cruzeiro dhe tani shpreson që atje të vijë të luajë edhe Lionel Messi.

Së fundmi, Lionel ka bërë të qartë se fundi i karrierës së tij nuk është larg dhe Ronaldo e fton të bashkohet me skuadrën e tij, shkruan abcnews.al.

“A mund ta imagjinoni këtë, Messi thotë “Jam i lodhur nga Evropa, dua të shoh Ronaldon”. Do të ishte fantastike, tha Ronaldo për ITASportPress.

Lionel Messi ka luajtur vetëm në dy klube në të gjithë karrierën e tij në Evropë, Barcelona dhe klubin e tij aktual PSG. Ronaldo gjithashtu luajti në Barcelonë, por vetëm për një sezon 1996/1997. /G.D abcnews.al/