Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë. Mësohet se viktima është Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur në Berat. Ky person ishte me masë mjekësore “Mjekim i detyruar”.
Njoftohet se viktima ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Njoftimi:
IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat.
Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”./abcnews.al/