Në rutinën tonë të përditshme të kujdesit të flokëve, vaji ka gjithmonë një vend të veçantë. Është ai që mbron nga nxehtësia, ai që i bën majat tona të duken të shëndetshme, por gjithashtu i bën flokët të duken me shkëlqim dhe të mëndafshtë.
Me siguri e dini se vaji i flokëve është thelbësor në rutinën tuaj të kujdesit dhe nuk duhet ta injoroni atë, pas çdo larjeje.
Besimi i përgjithshëm që mbizotëron për aplikimin e vajit në flokë është se ne e aplikojmë atë vetëm në majat.
Por a është kjo e vërteta? Jo është përgjigja, pasi vaji duhet përdorur edhe në lëkurën e kokës.
Kjo ndodh pasi vaji i flokëve përmirëson qarkullimin e gjakut. Ekspertët e flokëve rekomandojnë të aplikoni disa pika vaj floku edhe në rrënjë, duke bërë një masazh të lehtë dhe të butë.
Masazhi do t’ju relaksojë, do të përmirësojë qarkullimin dhe ndoshta do të kontribuojë në krijimin e flokëve të rinj, pasi vaji i arganit është i famshëm për vetitë e tij për rigjenerimin e flokëve./abcnews.al