Si një goditje me grusht ishte historia që Arian Çani tregoi gjatë emisionit “Provokacija” për Mustafa Nanon. Moderatori i “Zonë e lirë” rrëfeu se gjatë kohës që kishte qenë duke vrapuar në një nga zonat periferike të Tiranës, takoi disa djem të vegjël që në vend që të ishin në shkollë kishin shkuar në xhami për të mësuar arabisht. Por për Mustafa Nanon kjo gjë është e tmerrshme, njësoj sikur të jetë qëlluar me grusht.
Arian Çani: Unë vrapoj nga fshatrat e Farkës. Duke vrapuar kalamaj të vegjël, ishin 3-4 kalamaj, jo më shumë se 7 vjeç. Jam vetë dëshmitar, nuk po shpik gjë. “O Çani” se më panë që po vrapoja. I thashë unë “po ku ishit në shkollë”? “Jo nuk ishim në shkollë”, thanë. Ishin me çantë ndërkohë. “Ishim në xhami”, thanë. “Po ça bëni në xhami” u thashë. “Mësojmë arabisht”, thanë. “Kush ua mëson”, thashë unë. “Imami”.
Mustafa Nano: Duhet folur për këtë.
Arian Çani: I thashë çunave mirupafshim dhe ika, por ndërkohë se ç’pata një shqetësim. Fëmijë 7 vjeç që ndërkohë që duhet të ishin në shkollë ishin te xhamia te imami që u mëson arabisht.
Mustafa Nano: Kjo është e tmerrshme. Ti më dhe mua një goditje sikur më ke qëlluar me grusht. 7 vjeç e kupton?
Arian Çani: Duhet të ishin në klasë të parë ose të dytë.
Mustafa Nano: Ti ike prej kësaj situate dhe të premten me siguri nuk do flasësh. Të isha unë do të flisja për këtë, duke u bazuar tek ngjarja që ke parë.
Arian Çani: Nuk është një ngjarje, është një gjë që nëse do ta bësh me themel, unë duhet të investigoj për këtë gjë. Ku është kjo xhamia? Në sa xhami bëhet kjo gjë?
Mustafa Nano: Për fenomenin mund të flitet sepse kjo ndodh nuk është episod.
Arian Çani: Unë e di që nuk është episod. Nuk ta thashë kot se e di që je i pasionuar pas këtyre gjërave dhe të shqetësojnë. Imagjino në sa vende ndodh në Shqipëri. Dua të them që ka disa Shqipëri në këtë vend./abcnews.al