Joan Laporta do të “ndërtojë një statujë të Leo Messit”, sipas La Vanguardia.
Burimi siguron se herët a vonë kjo do të bëhet, shkruan abcnews.al.
Presidenti i Barçës raportohet se është i mendimit se kjo, por edhe organizimi i ndeshjes së lamtumirës, ende nuk mjafton për t’i bërë homazhe Leos.
Klubi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të nënshkruar një kontratë me argjentinasin verën e ardhshme.
Kujtojmë se kontrata aktuale e argjentinasit me PSG-në skadon verën e ardhshme. Në janar, ai do të jetë në gjendje të diskutojë të ardhmen e tij me klube të tjera. /G.D abcnews.al/