Lajm i mirë për Pioli, Theo Hernandez stërvitet me grupin dhe do të jetë gati ndaj Juves

schedule18:25 - 6 Tetor, 2022

schedule 18:25 - 6 Tetor, 2022

Pioli mund të buzëqeshë përpara ndeshjes kundër Juventusit.

Sipas “Sky”, më në fund në skuadër është rikthyer Theo Hernandez i cili vuante nga një dëmtim. Theo humbi ndeshjet e fundit për shkak të një tendosje muskularetë cilën kishte pësuar.

Ky është një rikuperim shumë i rëndësishëm për Stefano Piolin në kuadër të ndeshjes të së shtunës përballë Juventusit, me skuadrën kuqezi që përpiqet të harrojë kolapsin që patën në Champions League ndaj Chelsea./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!