“Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”, Beyonce dhe këngëtarja shqiptare bëjnë “xing” me veshjen

schedule19:43 - 5 Tetor, 2022

schedule 19:43 - 5 Tetor, 2022

Së fundmi, ylli me famë botërore Beyonce zgjodhi një tjetër emër shqiptar për ta veshur. Pas Valdrin Sahitit, diva e muzikës zgjodhi fustanin e Lena Berishës për klipin e saj të Tiffany & Co. Mirëpo, të njëjtin fustan e ka veshur disa kohë më parë dhe këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Këngëtarja ndau një Instastory një editim të realizuar nga fansat, bashkëngjitur me fotot e Beyonces. “Kur dy mendje të mëdha mendojnë njësoj”, thuhet në postim ndërsa Semi ka shtuar: “Unë dhe Beyoncee”.