Shkencëtarët Carolyn Bertozzi, Morten Meldal dhe Barry Sharpless fituan çmimin Nobel 2022 në Kimi për zhvillimin e kimisë së “click”, e cila merret me materialin e përdorur në implantet kirurgjikale jo të dëmshme ose toksike për indet e gjalla.
Çmimi u dha nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave dhe kap vlerën e 10 milionë korona suedeze (915,072 dollarë).
I treti nga çmimet e zbuluara gjatë gjashtë ditëve të javës radhazi, Nobeli i kimisë pason ato për mjekësinë dhe fizikën e shpallur në fillim të kësaj jave.
Çmimi i kimisë 2021 u fitua nga gjermani Benjamin List dhe David MacMillan me origjinë skoceze për punën e tyre në krijimin e mjeteve të reja për të ndërtuar molekula, duke ndihmuar në zhvillimin e barnave të reja, si dhe në fusha të tilla si plastika./abcnews.al