“Babai më ka vdekur kur isha 6 vjeç”, Gold AG tregon arsyen prekëse pse u fut në sallë kur lindi djali

schedule10:48 - 5 Tetor, 2022

schedule 10:48 - 5 Tetor, 2022

Reperi i famshëm, Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG, është bërë baba për herë të dytë më 26 shtator. Ai u bekua me një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Front.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Goldi ka zbuluar ndjesinë e të bërit sërish prind. Ai tregoi se ka qenë prezent në sallën e lindjes për të parë vuajtjet që kalon çdo nënë.

“Është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. Çfarë do që mund të them, nuk mund të them atë që ndjejë brenda në zemër. Është një kënaqësi e madhe, një dhuratë e zotit që i jam falenderues gjithmonë. Uroj që çdo çift të bëhet më fëmijë, qoftë vajzë apo djalë. Është një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë tjetër. Herën e parë kur ka lind djali, Guerili ka qenë pandemi dhe nuk më lanë në spital. Ndërsa tani te djali i dytë te Fronti, kam qenë në sallën e lindjes për të parë vuajtjet e një nëne dhe me pas dhembshuri më të madhe dhe për nusen. Gjithashtu për të ditur se çfarë heq nëna kur bëhet me fëmijë”, tha reperi.

Më tej, Goldi rrëfeu se ai është djalë i vetëm dhe u gëzua shumë kur zbuloi se do të bëhej sërish me djalë.

“Unë jam një djalë që jam rritur vetëm me nënën, babi ka ndërruar jetë kur unë kam qenë 6 vjeç, në 1992. Nuk kam pasur as vëlla dhe as motër. Edhe kur ka ardhur në jetë djali i dytë, kam thënë djali i dytë e ka tashmë një vëlla. Jam krenar tani që i kam”, shtoi ai.