Elon Musk ndryshon mendje, kërkon sërish të blejë Twitter-in për 44 miliardë dollarë

schedule22:29 - 4 Tetor, 2022

schedule 22:29 - 4 Tetor, 2022

Miliarderi Elon Musk me sa duket ka ndryshuar sërish mendjen për blerjen e Twitter-it dhe tani është i gatshëm të vazhdojë me marrjen e platformës së mediave sociale. Musk ka paraqitur kërkesën për të përfunduar blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh pas disa muajsh drame ligjore.

Në një letër drejtuar firmës, Musk ra dakord të paguante çmimin që ofroi muaj më parë përpara se të përpiqej të anulonte marrëveshjen. Avokatët e tij thanë se ai synonte të vazhdonte për të përfunduar transaksionin dhe se kërkoi t’i jepte fund luftës ligjore, shkruan abcnews.al.

Dokumenti konfirmoi artikullin nga Bloomberg se shefi ekzekutiv i Tesla-s i kishte shkruar Twitter-it duke ofruar mbylljen e marrëveshjes me çmimin prej 44 miliardë dollarë – 54.20 dollarë për aksion. Ai u përpoq të tërhiqej me pretendimin se Twitter nuk dha informacion të saktë për llogaritë e rreme.

Lajmi vjen pasi të dy palët po përgatiteshin të drejtoheshin në gjyq brenda dy javësh. Një marrëveshje e tillë mund t’i japë fund një “lufte” disa mujore që ka shkaktuar pasiguri për punonjësit, investitorët dhe përdoruesit e një prej platformave më me ndikim në botë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!