Rrëzohet avioni ushtarak në Mali, vdes piloti rus

schedule02:32 - 5 Tetor, 2022

schedule 02:32 - 5 Tetor, 2022

Një pilot rus humbi jetën sot në veri të Malit në Afrikës, kur avioni me të cilin po lëvizte u rrëzua nga forcat e armatosura afrikane pranë qytetit Gao.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Malit, konfirmoi në një deklaratë se avioni u rrëzua rreth orës 09:30 të mëngjesit. Ia vlen të theksohet se në njoftimin zyrtar të Malit nuk përmendjen viktima, ndërsa asnjë zyrtar ushtarak nuk shpjegoi shkakun e rrëzimit.

Shtabi i Përgjithshëm tha se bëhet fjalë për një aeroplan Soukhoi Su-25, por një zyrtar anonim tha më herët se aeroplani ishte Albatros L-39.
Albatros L-39 janë avionë të prodhuar nga Çekosllovakia, të destinuara fillimisht për stërvitje, por shpesh përdoren si mjete luftarake. Ka qenë një ndër avionët që Rusia i dorëzoi forcave të armatosura të Malit në gusht. Në mars Rusia dërgoi disa helikopterë dhe armë luftarake në Mali.

Kolonelët që morën pushtetin me forcë në gusht të vitit 2020 në këtë vend vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me Francën, e cila që nga viti 2013 luftonte xhihadistët në Mali.

Ata zgjodhën të bashkëpunojnë me Rusinë, ndërsa tani në vend ka një numër të madh “trajnerësh” rusë, siç i quan junta.

Franca dhe partnerët e saj, nga ana e tyre, akuzojnë juntën ushtarake për përdorimin e shërbimeve të kompanisë ruse private të sigurisë Wagner, por ushtria e Malit e mohon këtë dhe flet për “bashkëpunim të vjetër” me ushtrinë ruse.

Në maj, Rusia pranoi se Wagner ka një prani në Mali, “në bazë komerciale”.

Mali ka qenë në trazira që nga viti 2012. Grupet xhihadiste, fillimisht të kufizuara në veri të vendit, i kanë zgjeruar aktivitetet e tyre në Malin qendror dhe jugor, por edhe në vendet fqinje si Burkina Faso dhe Niger./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!